Shqipëria U21 ka mundur ta mposhtë Hungarinë në “Elbasan Arena” në një ndeshje që e ka nisur keq.
Ndeshja e vlefshme për eleminatorët e Europianit ishte mjaft e bukur dhe me tepër raste për të dyja ekipet. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e bardhë 0:0. Me të nisur pjesa e dytë, hungarezët shënojnë me anë të Gera. Pas golit kanë reaguar kuqezinjtë e vegjël. Rezultati u barazua nga ana e Rei Manajt. Ndërsa për fitoren mendoi Prenga, i cili i dha 3 pikë Shqipërisë. Pas fitores, Shqipëria renditet provizorisht në vendin e dytë me 12 pikë, pro me 8 ndeshje të luajtura. Në vendin e parë renditet Portugalia me 18 pikë, kurse në vend të tretë ndodhet Izraeli me 11 pikë, por 6 ndeshje të zhvilluara. Ekipi izraelit e ka mposhtur sonte Greqinë brenda në shtëpi.
/ Star Plus TV /