Skuadra e Vllaznisë në futboll për vajza praktikisht ka siguruar fitimin e titullit kampion.

Shkodranet janë 9 pikë larg vendit të dytë dhe thuajse titulli kampion është një çështje e mbyllur. Këtë e thotë edhe vetë trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj i cili shprehet se tashmë objektiv është përgatitja në eleminatoret e Ligës së Kampioneve. Vllaznia fitoi me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Kinostudios duke vijuar ecurinë pozitive në kampionat dhe tashmë pritet që vajzat kuqeblu ta sigurojnë edhe matematikisht trofeun e këtij sezoni. Në ndeshjen tjetër Juban Danja ka fituar 6-0 ndaj Dajtit duke marrë një rezultat pozitiv dhe me shumë gola. Në derbin mes The Door dhe AAS, The Door fitoi në shifrat 5-3.

Artikulli paraprakBASKET DJEM, VLLAZNIA BËN AUTOKRITIKË, FITON NDAJ TIRANËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA MUND BYLISIN NË BALLSH, HAP I SIGURTË PËR MBIJETESËN