Legjenda e futbollit anglez si dhe fituesi i Kupës së Botës, Martin Peters vdes në moshën 76 vjeçare.

Ikona e West Hm i cili shënoi në finalen e botërorit 1966 për “Tre luanët” ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (21 dhjetor).

Këtë e bëri të ditur familja e e tij: Një bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur, dhe një njeri i butë, ne jemi të shkatërruar nga humbja e tij por aq shumë krenare për gjithçka që ai arriti dhe ngushëllohemi nga kujtimet e shumta të lumtura që ndamë.

Në vitin 2017, shoku i ngushtë i Peters, Geoff Hurst deklaroi se ai vuante nga sëmundja e Alzheimerit duke thënë se Peters nuk mund të kujtonre më triumfin e vitit 1966-ës.

Geoff Hurst shënoi tripletë ndërsa Peters shënoi një gol në fitoren ndaj Gjermanisë Perëndimore në finalen e botërorit në 1966.

Artikulli paraprakBANDAT KRIMINALE SHKAKTOJNË 8 VIKTIMA BRENDA NJË JAVE, GJENDET DJALI I GROPOSUR
Artikulli tjetërVRASJA E POLICIT MALAZEZ ARDI VELIU LETËR NGUSHËLLIMI HOMOLOGUT NE MAL TE ZI