Shqipëria ka humbur 1-2 përballë Skocisë në ndeshjen e fundit elemintore të kampionatit botëror në futbollin e femrave. Kjo sfidë u luajt në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.
Pavarësisht humbjes trajneri i kombëtares kuqezi Armir Grima është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij ndaj një kundërshtari si Skocia që e mbylli në vendin e parë.
Kombëtarja e femrave duhet të ndryshojë mentalitetin fillimisht në fushën e lojës për të arritur tek rezultate edhe më pozitive shprehet trajneri shkodran Grima.
Kombëtarja e femrave i mbylli eleminatoret në vendin e parafundit me 4 pikë duke arritur vetëm një barazim dhe një fitore ndërsa në vazhdimësi do të shihet mundësia për arritjen e rezultateve më të larta.