Presidenti i FSHF-së, Armand Duka thotë se së bashku me homologët e Kosovës dhe Maqedonisë kanë vendosur që të ndërtojnë tre shtëpi që janë prishur nga tërmeti.

“Sot në Durrës prita & takova me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, të cilët shprehën dëshirën për t’ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti.

Duke u nisur nga dëshira dhe nga gadishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rrënuara. Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim. Ne jemi një skuadër!” thotë Duka.

Në rrjetet sociale disa nga lojtarët e kombëtares kanë shpërndarë thirrjen e tyre, ku të gjithë shqiptarët mund të japin kontributin e tyre për familjet e prekura nga tërmeti. “Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë.

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe sëbashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi në faqet e tyre, ku publikojnë dhe të dhënat ku secili mund të japë kontributin.

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë bankare:

Artikulli paraprakTHAÇI NË DURRËS: DYERT NË KOSOVË JANË TË HAPURA PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërBANORËT E PREKUR NGA TËRMETI STREHOHEN NË HOTELE, RAMA: SOCIALISTË E DEMOKRATË JEMI BASHKË