Lajm i hidhur për futbollin e Tiranës dhe Kombëtares. Ndahet nga jeta Fatmir Frashëri një nga ikonat e futbollit bardheblu dhe Kobëtares tonë.

Frashëri vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila më pas i ka marrë edhe jetën. Ndërsa para disa vitesh ka kalaur edhe një infarkt kardiak.

Frashëri, lindi më 3 prill të vitin 1941 dhe ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë të Shqipërisë. Ai ka marrë disa dekorata si “Mjeshtri i Madh” apo “Mjeshtër i Merituar”.

Si futbollist është shpallur 4 herë kampion me Tiranën, ndërsa si trajner 1 herë me Dinamon.

Artikulli paraprakGJERMANIA NDERON ATA QË U PËRPOQËN TË VRISNIN HITLERIN NË VITIN 1944
Artikulli tjetërVLLAZNIA PREZANTON TRAJNERIN E RI MIRSAD JONUZ