Ndeshja e javës së 20-të të Superligës shqiptare të futbollit mes Vllaznisë dhe Kukësit ka nisur me një mesazh solidariteti.
Në “Loro Boriçi” të dyja skuadrat kanë mbajtur një banderolë në shenjë mbështetje për personat e prekur nga tërmetet që goditën dje Turqinë dhe Sirinë.
“Ne jemi solidarë me Turqinë dhe Sirinë. Ne lutemi për viktimat e tragjedisë së tërmetit”, shkruhej në banderolë.