Ekipi amator i futbollit ‘Anitgonea’, nuk u lejua në doganën e Kakavijës që të shkonte në Greqi.
Trajnerit të ekipit amator të futbollit Albano Imerit, i është vendosur kryq në pasaportë nga pala greke në doganën e Kakavijës, ndërsa ekipi nuk u lejua të udhëtonte drejt vendit fqinj.
Ekipi i futbollit ishte nisur për një ndeshje miqësore me një skuadër amatore në ishullin e Skopelos në Greqi, me ftesë të ekipit vendas.
Por mësohet se në pikën e kalimit kufitar u kanë kërkuar ftesë për çdo anëtar të ekipit dhe jo një për të gjithë.
Në një reagim, tranjeri i ekipit, e ka cilësuar ngjarjen tendencioze dhe të turpshme për palën greke.