Futbollistët e kombëtares në një zë: Faleminderit mister De Biazi

Futbollistët e kombëtares kanë reaguar pas largimit të De Biazit, duke e falenderuar për gjithçka bëri për ta dhe për futbollin shqiptar. Jehonë edhe në mediat europiane. Një vit më parë, ata I uruan ditëlindjen dhe bindja ishte se do të vazhdonin gjatë bashkë. Futbollistët e kombëtares shqiptare nuk arritën ta festojnë bashkë me Xhani De Biazin ditën e radhës të lindjes në 16 qershor, por mesazhet e tyre ishin për krejt tjetër gjë. Falenderime pa fund për misterin që nuk do ta kenë më, tashmë që italiani dha dorëheqjen. Ish-kapiteni Lorik Cana nuk mund të mungonte. “Faleminderit mister për këto vite me ne!!! shkruajti ai, – Faleminderit për kontributin tuaj, eksperiencën, angazhimin dhe miqësinë. Bashkë kemi arritë dhe përjetu gjëra të paharrueshme! Me pak fjalë, respekt! Kapiteni I tanishëm, Ansi Agolli: Faleminderit Mister! Në 6 vitet tuaja në drejtimin e kombëtares na mësuat shumë, na treguat se forca e grupit mund të sjellë rezultate të pamenduara, e na bëtë të besojmë më shumë tek vetja. Portieri titullar, Etrit Berisha: Ke qenë një shembull për ne! Na bëre të ëndërrojmë gjërat e pabesueshme. Nderove një popull të tërë, faleminderit për të gjitha mister. Prekës përshëndetja e Andi Lilës. “Mister, sapo lexova sms-në dhe nuk më vjen turp të them që më vjen për të qarë! Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë ndarjet. Të falenderoj për gjithçka që ke bërë për mua, më ke ndihmuar të rritem si njeri dhe si lojtar! Do jesh gjithmonë në zemrën time, me shumë dashur, Andi Lila” Ja edhe portieri I së ardhmes, Thoma Strakosha: Faleminderit shumë mister! Bëtë një komb të besojë që ëndrrat bëhen realitet. Edhe unë personalisht ju falenderoj për besimin! Nuk mungoi as Ergys Kaçe, që pati edhe konflikte me trajnerin. Ai e uroi italisht: Ju faleminderit mister Jehonë edhe në mediat europiane, sidomos në ato italiane. “La Gazeta delo Sport”: De Biazi dorëhiqet si trajner I Shqipërisë: Zgjedhje profesionale, cikël I përfunduar”! Gazeta e famshme milaneze poston në faqen e saj edhe videon e De Biazit me lot në sy pas deklarimit të dorëheqjes. “Il Korriere delo Sport”: De Biazi largohet që sot nga stoli I Shqipërisë: “Detyrë e përfunduar, dua të mendoj për rritjen e skuadrës”. “Tutosport”: De Biazi lë që sot stolin e Shqipërisë! Gazeta “AS” nga Madridi: De Biazi afron dorëheqjen si trajner I Shqipërisë. Tekniku italian dha lamtumirën mes lotëve, duke lexuar një letër në konferencën për shtyp, në krah të presidentit të Federatës. “Bild” e Gjermanisë: De Biazi lajmëron largimin nga Shqipëria.

Artikulli paraprakVETEVRASJA NE GREQI, BABAI NUK E BESON: TË HETOHET MBI NGJARJEN
Artikulli tjetërZJARRI NË LONDËR, AMBASADORI QIRKO: S’KA SHQIPTARË TË LËNDUAR