Goditje për kuqezinjtë, 18-vjeçari tradhton Shqipërinë për Greqinë
Një tjetër lojtar me origjinë shqiptare ka vendosur që të luajë për përfaqësuesen greke duke refuzuar ngjyrat kuqezi. Mario Vrusaj 18-vjeç, pjesë e ekipit të Olimpiakosit në Greqi vendosi që të pranonte ofertën e heleneve për t’iu bashkuar kombëtares së vendit ku është formuar si lojtar dhe që jeton aktualisht. Vrusaj refuzoi kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për të luajtur me ekipin U-21 të drejtuar nga Redi Jupi. Mario Vrusaj nuk është shqiptari i vetëm që vendosi të luajë më Greqinë, pasi më parë shembullin e tij e kanë ndjekur Sotir Nini, Gjergji Kone dhe të tjerë. Kështu Shqipëria pëson një tjetër goditje pas eksodit drejt Kosovës të disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit kombëtar