Nga fusha e blertë tashmë në botën e sipërmarrjes.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Skerdilaid Curri, ka nisur një aventurë të re në Gjermani, ku edhe luajti gjatë karrierës së tij prej shumë sezonesh. Tashmë ai ka një piceri të tijën të quajtur “Rrushi”.

Në një prononcim për mediat gjermane, 41-vjeçari ka sqaruar se nuk është vetëm personi që jep “urdhra” për të punësuarit e tij, por edhe picier. “I përgatis vetë picat dhe punoj përafërsisht 14 orë në ditë. Futbolli nuk është gjithçka në jetë”, thotë ish-futbollisti.

Për klientët, ai ka varur në një kënd të picerisë edhe fanellat e skuadrave me të cilat ka luajtur, përfshirë Unterhaçing, Starnberg, Plauen, Erzgebirge Aue.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS, JA ÇFARË THA JOZEFINA TOPALLI SOT
Artikulli tjetërBREGU: BERISHA NUK PËRSËRITET, DEMOKRATËT JANË VETËM