Cilësohet si një talent dhe mund të jetë e ardhmja e portës së kombëatares kuqezi.
Bëhet fjalë për portierin shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha, i cili për një ditë ka “ndërruar” profesion duke u kthyer në kamarier. Lazio ka lënë mënjanë për një ditë futbollin dhe futbollistë e drejtues kanë shkuar në Amatrice, qyteza e rrënuar nga tërmeti i fuqishëm i para disa javëve, për të organizuar një darkë bamirësie. Lojtarët e Lazios u transformuan në kamerierë pwr t’i shwrbyer mysafirwve. Në darkën e organizuar u zhvillua edhe një ankand me oferta të lira për fanellat me autograf të Lazios, me të ardhurat që shkuan të gjitha në ndihmë të popullsisë së Amatrices.