Lajme të mira nga Spitali i Shkodrës për futbollistin e Vllaznisë, Erdenis Gurishta.

Djaloshi 20-vjeçar ka dalë nga rreziku dhe ka dhënë shenja përmirësimi në orët e para të mëngjesit të së dielës. Pas mjekimit që mori dhe kalimit të natës në spital, ai u ndje aq mirë sa për të përshëndetur nëpërmjet rrjeteve sociale, miqtë dhe ata që e mbështetën. Gurishta u përplas me lojtarin e Laçit, Valdano Nimani, në minutat shtesë të ndeshjes në kompleksin “Reshit Rusi” në Shkodër dhe mbeti pa ndjenja pasi u godit në kokë nga takat e këpucëve të kundërshtarit. Ai u transportua urgjent me helikopter në spitalin rajonal të Shkodrës ku u vendos menjëherë në sallën e reanimacionit. Fillimisht, mjekët nuk dhanë garanci për jetën e tij, por fatmirësisht tashmë gjithçka ka ndryshuar.

/  Star Plus TV /

Artikulli paraprakALIBEAJ: RAMA PO SFIDON QYTETARËT E VENDIT
Artikulli tjetërHILARY CLINTON FITON NË KAROLINËN E JUGUT