Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një fshat të Lezhës. Në orët e para të mëngjesit dy të rinj janë futur në një banesë në fshatin Pllane, por janë pikasur nga komshinjtë. Sirena e një ambulance i ka frikësuar hajdutët, pasi kanë menduar se është automjet i policisë dhe kanë tentuar të largohen me shpejtësi nga vila 3-katëshe.

Menjëherë disa banore të lagjes i janë vënë në ndjekje duke njoftuar njeri-tjetrin në telefon dhe kanë arritur të bllokojnë njërin prej tyre. Sipas banorëve, gjatë tentativës për t’u larguar, njeri ka hedhur në ferra pistoletën dhe një telefon, ndërsa tjetri është larguar në drejtim të malit.

Pas njoftimit të policisë, kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje duke arrestuar të riun, banues në Lezhë, ndërsa po ushtron kontrolle për të bërë të mundur edhe kapjen e personit tjetër. Po ashtu mësohet se kjo vilë kishte rënë pre e një tjetër vjedhje më herët.

Vjedhjet e banesave prej kohesh janë kthyer në një shqetësim serioz në bashkinë e Lezhës dukë nxjerre në pah mungesën e bashkëpunimit polici-komunitet.

 

Artikulli paraprakBASHA: KORRUPSIONI PO VARFËRON QYTETARËT , ZGJIDHJA ËSHTË VETTINGU NË POLITIKË
Artikulli tjetërDHUNA NDAJ GAZETARES, RAMA: ZERO TOLERANCË PËR KËDO QË DËMTON IMAZHIN E POLICISË SË SHTETIT