Një turiste e moshuar çeke ka ndërruar jetë në plazhin e Golemit rreth orës 15:40 të ditës së sotme.
Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së turistes mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak, pasi sapo është futur në ujë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.
Ndërkohë që paraditen e sotme u mbyt në Shëngjin një pushues nga Kruja. Këtë sezon turistik në plazhet shqiptare kanë humbur jetën disa pushues.