Futet për tu larë në Shkumbin, mbytet 14-vjeçari
Një i mitur ka gjetur vdekjen gjatë ditës së sotme në ujërat e lumit Shkumbin. Viktima me iniciale K.A 14 vjeç mësohet se ka qenë duke u larë në lumë së bashku me të vëllanë dhe kushëririn e tij, kur është mbytur. Ata kanë tentuar ta shpëtojnë por nuk kanë arritur. Policia thotë se 14-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale për rastin.