Pas një dekade burgim për akuzën e atentatit ndaj Florenc Capjas e Bledar Mucës, Shkëlzen Hasanpapajt i shtohen edhe 8 muaj burgim.

Dënimi shtesë është dhënë nga gjykata penale tiranë për akuzën e futjes së telefonit celular e sendeve të ndaluara në qeli pranë paraburgimit “302” tek “Mine Peza”.

Vendimi me 8 muaj burg është dhënë nga gjyqtare Shefkije Demiraj.  Karta që përdorte Hasanpapaj rezulton e regjistruar sipas vendimit të Gjykatës në emër të Jurgen Kurtit, gjeneralitet i cili është i njëjtë me atë të ish- menaxherit të Vipave, vrarë pak kohë më parë në Tiranë.

Por ende nuk dihet nëse Kurti kishte lidhje direkte me këtë kartë pasi në regjistrat e burgut “302” ai s’ka asnjë takim me Hasanpapajn.

Artikulli paraprakU ZHDUK NGA BANESA E VAJZËS, POLICIA GJEN ME DRON TË MOSHUARËN
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 7680 KAPSOLLA, NËN HETIM DY PRONARËT E DYQANEVE