Mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, Vllaznia e futsallës nuk shkoi dot më shumë se sa një barazim 2-2 ndaj Flamurtarit. Vlonjatët, të përforcuar edhe me blerje, kaluan dy herë në avantazh, por në të dy rastet, shkodranët arritën të barazojnë fillimisht me anë të Lekajt dhe më pas me Tafilin. Një ndeshje interesante që tregoi dëshirë, grintë dhe karakter tek futbollistët shkodranë, teksa njëri prej tyre që dha gjithçka në parket ishte edhe kapiteni Senad Lekaj. Ai thotë se vetëm një pikë në tre javë është pak për Vllazninë, por theksoi se ndryshimi i grupit nga viti i kaluar, ka pasur anët e veta negative.

Lekaj është i vetmi lojtar shkodran që është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë në futsall, teksa thotë se të veshësh fanellën kuqezi është një privilegj i madh.

Në fakt, për Senad Lekajn, kjo nuk është hera e parë që ai grumbullohet me Kombëtaren e Shqipërisë në futsall, teksa ka qenë pjesë e saj edhe në ndeshjet e kaluara miqësore që u luajtën me Italinë.

Artikulli paraprakHAPET EKSPOZITA “TERAPI SHPIRTI”
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË FOKUSIN E “STAR SPORT”