Vllaznia e futsallës ka fituar edhe ndeshjen e dytë në turneun ballkanik të futsallës “Ulqini Open 2025”. Kuqeblutë, pasi mposhtën në takimin e parë ekipin e Sloga me rezultatin 4-0, rregjistruan edhe fitoren e dytë rradhazi në këtë turne. Kjo fitore erdhi ndaj ekipit malazez, Pro Conto me rezultatin 3-0. Për Vllazninë shënuan Djepaxhia dy herë dhe Gjoklaj, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e kuqebluve. Pas kësaj ndeshje, drejtori sportiv i Vllaznisë, Arben Xhaferi tha se kuqeblutë synojnë trofeun e këtij turneu.

Ndërkohë, kryegjyqtari i këtij turneu ballkanik, Halil Truma, vlerësoi Vllazninë si pretendente për trofe.

Ndeshja e tretë e këtij turneu për Vllazninë do të jetë të premten përballë skuadrës malazeze Pablo’s Bar, duke filluar nga ora 20:00.

Artikulli paraprakULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NGA QEVERIA, BERISHA: PËRPJEKJE PËR TË GRABITUR VOTAT, NE DO TA RIKTHEJMË 7 LEKË PËR 300 KV/H E PARË
Artikulli tjetërHAP DYERT POLIKLINIKA E SPECIALITETEVE NË SHKODËR, RAMA NË INAGURIM