Duhej të ishte thjesht një ndeshje e zakonshme futbolli, por në të vërtetë nuk rezultoi e tillë. Fjala është për sfidën e javës së gjashtë të kampionatit kombëtar të futsallës në mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, e luajtur në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës. Gjatë kësaj ndeshje, pikërisht në minutën e 10-të, ndodhi një incident i rëndë, teksa kur rezultati ishte 2-1 në favor të Vllaznisë, tifozë të skuadrës së Flamurtarit, ndoshta të pakënaqur edhe nga rezultati, zbritën në fushë, duke goditur pjesëtarë të ekipit shkodran.

Njëri nga ata që u godit ishte edhe drejtori sportiv Arben Xhaferi, i cili në një intervistë për “Star Plus” flet për këtë incident të rëndë, ku shpreh keqardhjen e tij për atë që ndodhi.

Drejtori Xhaferi flet edhe për largimin e trajnerit Bujar Celufaj nga pankina e Vllaznisë së futsallës.

Tashmë, ekipi i Vllaznisë në futsall do drejtohet pikërisht nga drejtori sportiv Arben Xhaferi, deri në caktimin e një emri të ri për stolin kuqeblu.

Artikulli paraprakTENTOI TË VRISTE ISH-DEPUTETIN, BURG PËR AUTORIN
Artikulli tjetërRAMA, BASHKËBISEDIM ME ANËTARË TË KOMUNITETIT SHQIPTAR NË LUKSEMBURG