KUQEBLUTË BARAZOJNË 6-6 ME TIRANËN, RIAVLIN KRYESORË PËR PLAY-OFF. Ekipi i Vllaznisë në minifutboll ka bërë një hap fals në Shkodër ku ka barazuar 6-6 ndaj Tiranës,

riavlin kryesorë për zonën Play-off. Kuqelbutë të drejtuar nga Ardit Behari, zhvilluan një lojë shumë të mirë ku dhe domionuan pothuajse gjithë lojën. Por siç ndodh rëndomtë, skuadra lëshon në minutat e fundit dhe bardheblutë nga kryqyteti barazon 6-6. Ky barazim nuk i vlen aspak Vllaznisë për shkak se kërkon zonën play-off, ndërsa vijon të mbetet në vendin e pestë, e Tiranë në vendin e katërt. Në një prononcim për media, trajneri Behari, thekson se ekipi nuk ka asnjë ditë stërvitje pothuajsë gjithë gjithë sezonit. Skuadra e Vllaznisë, në fakt është duke u mbajtur me shumë vështirësi, qoftë financiare por edhe me kushtet e stërvitjes. Vetëm me rindërtimin e parketit të pallatit të sportit “Qazim Dervishi” u bë e mundur që kuqelbutë të zhvillonin ndeshjet në shtëpi. Ndërsa shpresohet qe të arrihet zona play-off për të rikthyer dhe vemendjen e bashkisë apo të sposorizueve të mundshëm.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/8ih9Kt4AtaE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakURA E BUNËS NËN VËZHGIM TË BB
Artikulli tjetërSINANI NË DYSHIM PËR NDIHMËS TË RAINERIT