Një gjyqtare e gjykatës së shkallës së parë Shkodër ka rënë pre e fyerjeve dhe kundërshtimeve të dy shtetasve.

Ngjarja ka ndodhur kur në gjykatën e Shkodrës po zhvillohej një seancë gjyqësore. Në këtë mënyrë forcat e policisë kanë arrestuar shtetasin G.A vjeç 65 banues në Shkodër ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë vajza e tij, shtetasja E.Ë vjeç 33 banuese në Austri.

Babë e bijë nuk kanë qenë dakord me gjyqataren ndaj kanë reaguar ashpër ndaj saj duke e fyer dhe kundërshtuar brenda në gjyq. Kjo ka bërë që seanca gjyqësore të ndërpritet dhe të njoftohet policia.

Menjëherë është bërë e mundur arrestimi i 65 vjeçarit ndërsa vajza e tij po procedohet në gjendje të lire.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 28.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.A, vjeç 65, banues në Shkodër, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për vajzën e tij, shtetasen E.Ë, vjeç 33, banuese në Austri, pasi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në një seance gjyqësore, kanë kundërshtuar dhe fyer gjyqtaren. Neni 316 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHQIPTARI PLAGOSI ME KAÇAVIDË NJË GRUA DHE U ARRATIS
Artikulli tjetërINSTAT: U RRITËN VRASJET, MË PAK GRABITJE