Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të seancës plenare këtë të mërkurë, gjatë deklaratës për mediat ishau këto të fundit.

Opinioni i gazetarëve njëzëri ka kritikuar deklaratat aspak të denja të Ramës për gazetarët. Sipas gazetares Anila Dushi, kjo nuk është hera e parë që Kryeministri ka treguar mungesë respekti për median. Të njëjtin mendim ndanë gazetari dhe pedagogu Ardi Hoti. Ky i fundit i cilëson deklaratat e Kryeministrit jashtë çdo etike komunikimi dhe të panevojshme.

Ndërkohë, Hoti shprehet se profesioni i gazetarit sot është tejet i vështirë, me paga të ulta dhe largime të tyre të paprecedenta nga puna. Deklarata e Kryeministrit Rama nuk është pritur aspak mirë të mërkurën. Union ii Gazetarëve Shqiptar ka reaguar duke e cilësuar të paparanueshme dhe arsye të madhe refuzuese. Nga ana tjetër, Kryeministri në Facebook shprehet se deklarata e tij nuk ishte ofendim, por opinion.

Artikulli paraprakEKSPOZITË KUNDËR TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE
Artikulli tjetërVAU DEJËS, PREZANTOHET EKSPOZITA E PLANIT VENDOR