Paralajmërimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka ka bërë me dije një ditë më parë se do të marrë masa drastike ndaj arbitrave që kanë gabuar dhe vetëm një ditë më pas ka ardhur edhe vendimi i parë.

Bëhet me dije se Andi Koçi dhe Lorenc Jemini dy gjyqtarët që kanë stemën e FIFA-s në vendin tonë, janë pezulluar pa afat për gabimet që kanë kryer. Madje Jemini ishte parashikuar që të drejtonte një ndeshje në kampionatin e Luksemburgut, por FSHF e ka hequr emrin e tij nga lista, duke vendosur Enea Jorgjin.

Artikulli paraprakDAÇIÇI: ‘SHQIPËRIA E MADHE’ PO NA VJEN DERI NË NISH
Artikulli tjetërISIS MERR PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN NË PARIS