Neni në ligjin për gabim mjekësor duhet të ndryshojë dhe kjo kërkesë e ngritur nga mjekët e spitalit të Shkodrës përmes edhe disa protestave po shkon drejt zgjidhjes.
Kirurgu Ardian Dajti pas një takimi që mjekët e Shkodrës kanë patur me ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj shprehet gabim mjekësor nuk varet vetëm nga mjekët por edhe nga aparaturat që ka spitali. Gabimi mjekësor duhet të trajtohet se çështje civile thotë kirurgu Dajti. I pyetur se sa gabojnë mjekët në Shqipëri apo edhe në Shkodër kirurgu Dajti nuk ka një përgjigje sepse nuk është bërë asnjë studim i tillë.
Presioni për mjekët është gjithnjë i pranishëm jo vetëm nga opinion. Në vijim pritet që të ketë edhe takime të tjera me ministrinë e shëndetësisë deri në ndryshimin e nenit për gabim mjekësor të mjekëve i cili parashikon që këta të fundit të ndiqen penalisht për çdo rast.