Deklarata e ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj për ndryshimet brenda dhjetorit të nenit 96 të Kodit Penal që ka të bëjë me dënimin me burg për çdo gabim mjekësor është hedhur poshtë nga deputetja e PD Albana vokshi
, kryetare e komisionit parlamentar të shëndetësisë. Kjo deklaratë erdhi gjatë një takimi të komisionit të shëndetësisë me mjekët e Shkodrës të cilët kanë zhvilluar protesta duke kërkuar anullimin e nenit 96. Deputetja Vokshi tha gjithashtu se sistemi shëndetësor ne këto 4 vite të qeverisjes së majtë është shkatërruar. Shëndetësia dhe premtimet e parealizuara janë një arsye e fortë që qytetarët të mos votojnë në zgjedhjet e qershorit qeverinë aktuale.