KËSHTU CILËSOHEN NË TABELËN QË KA BËRË BASHKIA E SHKODRËS PËR DËSHMORËT.Sipas Bashkisë Shkodër Pashko Vasa, Migjeni dhe Luigj Gurakuqi janë pjesë e luftës anti fashiste nacional çlirimtare. Të paktën kështu janë të cilësuar në tabelën pranë varrezave të dëshmorëve pas rikonstruksionit që ka bërë aty Bashkia.
Natyrisht që për të gjithë tingëllon qesharake e ndoshta edhe tallëse. Nuk është një tregim satirik por një e vërtetë që ndodh në Shkodër. Bashkia na bën Pashko Vasën, Gurakuqin e Migjenin si të rënët në luftën antifashiste. Në fakt kushdo që njeh sado pak historinë e di fare mirë se krejt tjetër ishte misioni qoftë i patriotit të madh Luigj Gurakuqi e po ashtu edhe Pashko Vasës e aq më tepër poetit të mjerimit Migjenit. Nëse Bashkia nuk e di Gurakuqi është ndarë nga jeta në vitin 1925, Pashko Vasa në vitin 1892 dhe Migjeni në vitin 1938. Vite që nuk kanë asnjë lidhje me luftën e dytë botërore e as me formacionet e LANÇ.Një ditë më parë Bashkia Shkodër bëri një tjetër gafë teksa vendosi flamurin kombëtar në anësore mbi kokën e bustit të Luigj Gurakuqit e po ashtu drejtuesit vendor u përulën para atij flamuri. Kësaj here Gurakuqi Pashko Vasa e Migjeni na dalin si veteran të luftës.