“Galeria e Arteve” në Shkodër e ka nisur vitin 2020 me një ekspozitë të autores Servete Dërguti. Pikturat e saj shoqëroheshin me disa poezi të shkruara po nga vetë autorja e ekspozitës duke ardhur në dy dimensione të ndryshme. Autorja shprehet se piktura dhe poezia janë një pasion i saj.
Drejtori i Galerisë së Arteve Fatmir Juka vlerëson artin e sjellë nga piktorja dhe autorja e poezive Servete Dërguti.
Publicisti dhe shkrimtari Xhahid Bushati thotë se përmes pikturave dhe poezive autorja përcjell shumë mesazhe që lidhen edhe me ngjarjet tona të përditshme.
Pikturat e Servet Dërgutit lidhen me botën abstrakte por jo vetëm ndërsa tashmë autorja do ta vijojë këtë pasion të saj për artet figurative bashkë me pasionin që ka për poezitë.