“Squid Game” është seriali korean që theu rekord shikueshmërie në Netflix. Videot e këtij seriali tashmë kanë arritur në majën e platformës Youtube, duke rrëzuar nga froni kështu “Game of Thrones” që deri tani mbante rekord shikueshmërie.

Sipas hulumtimit të revistës Variety, “Squid Game” është aktualisht seriali më i shikuar në të gjitha platformat, duke lënë në hije legjendën ‘GOT’. Për momentin mesatarja e shikimeve të trailerave, videove humoristike apo disa skenave të serialit ka kaluar 17 miliardë shikime.

“Në dhjetë vitet që kemi parë në YouTube, nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, tha Jared Naylor, zëvendëspresident i Vobile për zhvillimin e audiencës. Kompania, e cila lokalizon dhe analizon veprat e mbrojtura nga të drejtat e autorit në hapësirën dixhitale, vlerëson se 17 miliardë shikimet vijnë nga një total prej 129,000 videosh, të cilat u postuan në YouTube. Në fakt, reagimet poshtë videove arrijnë në 533 milionë.

Artikulli paraprakMJEKU BËN PARASHIKIMIN PËR KORONAVIRUSIN: ÇFARË DO TË NDODHË NË DHJETOR?
Artikulli tjetërJA KU QËNDRON SIPAS SHKENCËS, FUQIA E MADHE E PËRQAFIMEVE