Një nga gangsterët më të famshëm në Sidney, Australi, John Macris, mund të jetë vrarë nga një vrasës me pagesë shqiptar.
Gazeta ‘Sydney Morning Herald’ raporton se vrasja e Macris është pjesë e një lufte të ndezur mes grupeve mafioze në Athinë, që ka sjellë të paktën 6 vrasje në Greqi që nga nisja e këtij viti.
Macris ishte një nga figurat kryesore të botës së nëndheshme në Sidney.
Ai do të varroset në një kishë ortodokse greke.
Trupi i 46-vjeçarit do të dërgohet në Australi për t’u varrosur, edhe pse ishte vendosur në Athinë 7 vjet më parë.
Ai nuk kishte rekorde kriminale në Greqi, por autoritetet po hetojnë nëse vdekja ka lidhje me tensionet mes grupeve kriminale.
Ky është shpërthimi më i madh i dhunës në botën e nëndheshme të Greqisë prej shumë kohësh.
Grupet kriminale në këtë vend përfitojnë nga portet dhe ishujt e shumë të Greqisë.
Vrasjet me pagesë në Greqi kryhen kryesisht nga vrasës me pagesë nga Shqipëria, që përdorin dy ose tre makina ose motoçikleta që të arratisen nga Greqia menjëherë pasi kanë kryer ekzekutimin.