Është zhvilluar gara e parë e Kampionatit Kombëtarë të çiklizmit ku mori pjesë edhe ekipi i Vllaznisë. Pjesëmarrja në këtë kompeticion është e gjërë sepse nuk do të jenë vetëm çiklistët më të mirë shqiptar por edhe nga Kosova.
Natyrisht që synimi kryesor i këtij kampionati për kuqeblutë është renditja në vendet e para. Pritshmëritë janë të mëdha duke marrë parasysh ecurinë mjaft të mirë që kanë realizuar më parë në kompeticione të tjera çiklistët shkodran. Më 7 korrik është zhvilluar gara e kronometrit dhe çiklistët e Vllaznisë Bruno Kola dhe Astrit Kronaj kanë arritur të pozicionohen në vendin e dytë dhe të tretë të kësaj gare.
Çiklistët Kola dhe Kronaj kanë arritur të mbërrijnë në vijën e finishit në harkun kohor 35:33 dhe 35:52 ndërkohë vendin e parë e ka zënë Mesut Cepa I UniDue Cash. Me mjaft interes pritet edhe gara tjetër ajo e rezistencës ku Bruno Kola pretendon të pozicionohet në vendet e para pasi garat e koronometrit dhe të rezistencës janë pikat ku ai shquhet më tepër.
Kampionati kombëtar i çiklizmit është një nga organizimet më të rëndësishme në Shqipëri ku Vllaznia pretendomn të thotë fjalën e vet edhe në këto gara. Trajneri i çiklistëve kuqeblu Leonat Kola është i bindur se suksesi i sportistëve të tij nuk do të mungojë edhe këtë kampionat.