Qendra kulturore e fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër zhvilloi kampionatin e patinazhit mes shkollave 9-vjeçare.

Në këtë garë të përvitshme secila garë tha përgjegjësi i sporteve pranë QKF-së Agim Troshani u përfaqësua me nga 6 nxënës, 3 djem dhe 3 vajza të cilët më shumë se një konkurencë, patinazhin e kanë edhe si një sport argëtues.

Çdo vit thotë përgjegjësi Troshani dëshira e fëmijëve për të marrë pjesë në sportin e patinazhit është duke u shtuar dhe kjo shihet nga interesi në rritje i të rinjve në mjediset e shkollave 9-vjeçare. Gara me patina mes nxënësve zhvillohet prej 15 vitesh nga qendra kulturore “Kujtim Alija” në Shkodër.

Ajo që mungon në Shkodër është një pistë e mirëfilltë patinazhi për fëmijët të rinjtë dhe të rriturit, gjë e cila zëvendësohet në oborret e shkollave për fëmijët që e kanë pasion këtë sport.

Artikulli paraprakFESTIVALI “KNOJMË N’LISS 2024”
Artikulli tjetërDITA E DYERVE TË HAPURA NË SHKOLLËN “HAMDI BUSHATI”