KË DO TË ZGJIDHNI FITUES MES DY KANDIDATËVE, ZEF HILA PD – GJOKË LLESHI PS. Tashme qe kandidatet jane zyrtare dhe ethet e fushates elektorale kane nisur, Star Plus, vjen prane banoreve, ne nje nga Bashkite me te medha te Qarkut te Shkodres, Bashkise Vau Dejes.

Pikerisht tashme qe forcat politike kane zyrtarizuar kandidatet Star Plus TV ka lancuar sondazhin ku banoret e kesaj zone mund te votojne se kush do te jete kryetari I ardhshem I kesaj bashkie te rendesishme ne Qarkun e Shkiodres. Ne Bashkine Vau Dejes, tashme gjithcka eshte zyrtare, per Partine Demorkatike do te garoje Zef Hila, I cili vjen me nje background te pasur pas drejtimit te Komunes se Bushatit per vite me radhe, ku ne kete zone solli me dhjetra investime dhe sherbime per komunitetin, nderkohe qe ne kampin tjeter do te garoje, Gjoke LLeshi nen siglen e Partise Socialiste, nje emer jo I njohur per politiken por prej vitesh ushtron aktivitetin e tij si biznesmen. Tashme zgjedhja eshte ne dore te banoreve te votojne dhe te behen pjese e sondazhit tone, duke zgjedhur edhe kryetaerin e ardhshem te Bashkise Vau Dejes.

Artikulli paraprakGJUETARËT: NUK ZBATOHET MORATORIUMI
Artikulli tjetërKANALI I MJEDËS PLOT ME MBETURINA