Ndërsa gara për kreun e FSHF afrohët gjithmonë e më tepr drejt finishit, përplasjet mes kandidatëve po dalin edhe më në pah.

Deputeti socialist Bashkim Fino kërkon të dijë listën e të deleguarve që kanë të drejtë vote, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i Federatës I ka bërë me dije se statuti nuk e detyron që t’ja jape. Fino ka vendosur ta denoncojë publikisht rastin, ndërkohë që tashmë është e qartë se gara do të jetë e fortë. STATUSI I FINOS FSHF vazhdon tentativat për të paracaktuar dhe manipuluar zgjedhjet.

Me statusin e Kandidatit për President të këtij institucioni, i kam kërkuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të më vërë në dispozicion listën e të deleguarëve nga klubet, me të drejtë vote, për në Asamblenë e datës 7 shkurt.

Përgjigja e tij zyrtare, me arrogancë dhe paaftësi, ishte se “Statuti nuk e detyron që të ma japë dhe ndaj nuk do e bëjë një gjë të tillë”.

– Së pari, sot i kam nisur një shkresë të dytë (bashkangjitur në këtë reagim), ku i tregoj të gjithë detyrimet ligjore, që duhet të më vërë në dispozicion atë listë, duke nisur nga “Ligji për informim”.

– Së dyti, kandidati tjetër për president, Armand Duka, si president i FSHF-së, është në dijeni të kësaj liste, duke cënuar rëndë “Parimin e Barazisë” dhe “Parimin e Transparencës”. Kjo tentativë për të mbajtur të fshehtë listën dhe duke mos e bërë publike, bëhet vetëm nga dëshira e tyre për të bërë ndryshime dhe manipulime të saj, me shpresën për të larguar ata që e votojnë kundër.

I kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të heqë dorë nga shërbimet dhe shkeljet ligjore, sa është ende në kohë. I kërkoj të bëjë publike listën e personave të deleguar nga klubet, me shkresa të dërguara deri në datë 18.01.2018 në FSHF. As ai, as shefi i tij dhe askush tjetër nuk mund të guxojë dhe nuk ka për t’ia dalë mbanë asnjëherë, që të “trukojnë” këtë garë. Vullneti i të gjithë delegatëve dhe anëtarëve të ligjshëm të Federatës do dëgjohet dhe do vendosë më 7 shkurt. Për këtë dal garant! Bashkim Fino

Artikulli paraprakPROTESTA/ MINISTRIA E BRENDSHME FALENDERON OPOZITEN
Artikulli tjetërPSE MUNGUAN TOPALLI DHE BREGU NE PROTESTEN E OPOZITES ?!