Në selinë e Partisë Demokratike është mbledhur Komisioni për zgjedhjet për kryetarin e PD.
Në këtë mbledhje diskutohet për rregulloren e fushatës. Një ditë më parë kryesia e kësaj force politike miratoi dy kandidaturat për kryetar, Lulzim Bashën dhe Eduard Selamin.
Selami dhe Basha do të garojnë për të marrë në datën 22 korrik mbështetjen e anëtarësisë në një proces që do të administrohet nga komisioni prej 7 anëtarësh.