MBAHET NË SHËNGJIN MISS & MISTER PLAZHI. FINALJA NË ULQIN
Nje spektakel I vertete eshte organizuar mbremjen e se premtes ne Shengjin, ku u shpallen me te miret e ketij plazhi.Spektakli “Miss & Mister Plazhi Adriatik”, I organizuar ne kamping-pishinen Riviera te Shengjinit, ksihte qellim kurorezimin e vajzes dhe djalit me te bukur te plazhit.

Per kete qellim, mbreme konkuruan 15 vajza dhe 5 djem nga Lezha dhe Shengjini.Ata paten rastin te sfilojne disa here para publikut, ne nje spektakel te nderthurur edhe me shume muzike dhe elemente te tjere artistike, ku nuk munguan edhe emra te njohur te zones.Organizatorja Shpresa Drrasati, e njohur edhe per spektaklin “Miss & Mister Shkodra”, ishte edhe pjese e jurise, bashke me Xhelal Halilin nga “Jehona e Shkodres”, Nazmi Memen nga “Life Style Albania” etj.Ne fund te spektaklit, u ndane 7 cmime per vajzat dhe kater per djemte, ku rane ne sy sidomos bukuria e Miss elegances, Miss starit dhe Miss buzeqeshjes, te cilat kalojne automatikisht ne naten finale te Miss e Mister Adriatikut, qe do te mbahet me dt. 15 gusht ne Plazhin e Vogel te Ulqinit.Ndersa fituesit e mbremjes ishin Erlinda  Miss Plazhi  dhe Emanuel Shita Mister Plazhi.

 

 

 

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/N_tLFEvnvYI?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHPALLET MISS BJESHKA 2014
Artikulli tjetërBAJZA, SË SHPEJTI ME PLAN RREGULLUES