Ende pa u bërë muaji nga mbyllja e fushatës elektorale , ujërat në Partinë Demokratike ziejnë për një tjetër fushatë.

Gara për kryetarin e saj, pas rezultatit befasisht të pritshëm të 25 qershorit, u zhvendos këtë hënë në bastionin 27-vjeçar të demokratëve. Kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami zhvilluan një takim me anëtarët e selisë blu në Shkodër, për t’u kërkuar një tjetër mundësi për t’i drejtuar, Basha pas 22 ditësh e Selami pas 22 vitesh.

I pari që mbërriti në ambientet ku po zhvillohej mbledhja ishte Eduard Selami. I qetë dhe pa shumë shtrëngime duarsh, ai i fut në sallën e kinema “Millennium” ku për 15 minuta para nisjes së takimit, u ndërpre energjia elektrike. Jo shumë minuta më pas, ndryshe nga rivali i tij Lulzim Basha u takua me të gjithë të pranishmit ku në hyrje u prit nga kreu i demokratëve në Shkodër Ramiz Çobaj dhe nga deputeti i parlamentit të ardhshëm, Bardh Spahia.

Mbledhja u zhvillua pa praninë e mediave, por burime brenda saj tregojnë për Star Plus të dy kandidatët prezantuan platformat e tyre, më pas u zhvilluan edhe bashkëbisedime me anëtarësinë. Ashtu siç hynë edhe dolën, Selami para e pas tij Lulzim Basha.

Artikulli paraprak“SHKODRA JAZZ FESTIVAL” SINONIM I LIRISË
Artikulli tjetër“PETICIONI”, PD SHKODËR DISTANCOHET