Kandidati për rektor i universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj ka reaguar lidhur me mos shpalljen e rezultatit zyrtar nga Komisioni Institucional Zgjedhor. Gjuraj ka marrë 93 vota duke pretenduar se është shpallur fitues kundrejt 90 votave të rektores aktuale Rajmonda Këçira dhe 9 votave të kandidates tjetër Nertila Ljarja. Por KIZ nuk e ka certifikuar ende këtë rezultat dhe kjo për kandidatin Gjuraj nuk është normale.

Kandidati Gjuraj thotë se ka një uzurpim të universitetit që vijon prej vitesh por sipas tij do të marrin përgjigjen e merituar.

Nga komisioni institucional zgjedhor pavarësisht këtij reagimi të kandidatit Gjuraj nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nëse do ta certifikojnë rezultatin për postin e rektorit të universitetit të Shkodrës dhe se cila do të jetë zgjidhja.

Artikulli paraprakLËNDA ME ZGJEDHJE, MATURANTËT NË PROVIMIN E FUNDIT
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA AGIM DOÇI, POETI I LIRISË SË KOMBIT SHQIPTAR