Verifikimi paraprak i listës së 290 kandidatëve që janë në garë për shef komisariati të Policisë së Shtetit, deri në këtë fazë, ka skualifikuar 15 prej tyre. Burime bëjnë me dije se aplikantët që nuk kanë kaluar filtrin fillestar, janë skualifikuar për mungesë të dokumentacionit, i cili kërkohet për të qenë pjesë e garës.
Duke nisur nga e hëna e 2 dhjetorit, komisioni që po vlerëson kandidaturat, i përbërë nga 3 gra të Policisë së Shtetit, Alma Përmeti, Anisa Duçkollari dhe Ervina Gjana, do të nis intervistat me të gjithë aplikantët, proces që pritet të zgjas disa ditë, për shkak të numrit të madh të aplikimeve.
Në garë, në mesin e 290 të të interesuarve për t’u bërë shef komisariati janë edhe 9 gra, një pjesë e të cilave pritet të marrin besim për t’u emëruar.