Kandidati republikan, Donald Trump është në avantazh vendimtar përballë rivales demokrate, Hillary Clinton.
Deri tani sipas CNN, kandidati republikan ka arritur të marrë 248 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ka siguruar 218 vota elektorale. për të fituar këtë garë duhen 270 vota. Republikani Donald Trump ka marrë Pensilvaninë, një nga shtetet kryesore për të fituar garën presidenciale. Ndërkohë ka siguruar fitoren edhe në shtetin e Floridas, e cila ka 29 vota elektorale, por ishte një prej shteteve më të lëkundura dhe që pritej të vendoste shumë në këto zgjedhje. Ndërsa tashmë është shteti i Michigan shpresa e fundit e Clinton, megjithëse edhe këtu është Trump në avantazh.