Është djegur gjatë natës një makinë në lagjen ‘Nënë Tereza’ në qytetin e Lezhës. Burime  bëjnë me dije se makina e djegur është në pronësi të Nikoll Prenga i cili është me detyrë gardian në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Si pasojë e flakëve makina e gardianit është shkrumbuar totalisht. Deri më tani dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Makina e gardianit të burgut të Shënkollit ka qenë e parkuar jashtë rrethimit të banesës së Nikoll Prengës, ndërkohë që në momentin e djegies ai ka qenë në gjumë. Nikoll Prenga është shprehur  se nuk ka patur asnjë konflikt të mëparshëm.

Artikulli paraprakRRËMBIMI NË KAMËZ, GJENDET I DJEGUR MJETI I AUTORËVE
Artikulli tjetërI RIU SHQIPTAR GJENDET I VDEKUR, DYSHOHET SE U PËRPLAS NGA NJË MAKINË