Gardisti i drejton armën qytetarit, pezullohet nga detyra
Një punonjës i Gardës së Republikës është pezulluar nga detyra për shkak se ka kërcënuar me armën e shërbimit një qytetar. Burime nga policia e Tiranës thanë për Shqiptarja.com se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14.30 punonjësi i Gardës rreshter K.N., sipas kallëzimit, ka kanosur me armën e shërbimit një shtetas pranë një lavazhi makinash. Në lidhje me ngjarjen, personi që është kanosur ka bërë kallëzim pranë Komisariatin e Policise nr. 3. Policia ka bërë shoqërimin e punonjësit të Gardës, duke kryer të gjithë veprimet procedurale për të tilla raste. Punonjësi i Gardës është pezulluar nga detyra në bazë të rregullores deri në përfundim të hetimit penal. “Sot rreth orës 14.30 punonjësi i Gardës rreshter K.N., sipas kallezimit, ka kanosur me armën e shërbimit një shtetas pranë një lavazhi makinash. Në lidhje me ngjarjen, shtetasi ka bërë kallëzim pranë Komisariatin e Policise nr. 3. Policia ka bërë shoqërimin e punonjësit të Gardës, duke kryer të gjithë veprimet procedurale për të tilla raste.”