Fëmijët e 12 kopshteve publike dhe private në qytetin e Shkodrës janë përfshirë një një garë simbolike më biçikleta të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve.

Për drejtorin e kësaj qendre, organizime të tilla janë një mundësi e mirë që fëmijët të vijojnë traditën e përdorimit të biçikletës në qytet. Në aktivitet morën pjesë dhjetëra prindër, të cilët ndoqën nga afër garat me biçikleta. Për 3 vendet e para u shpërndanë edhe dhurata simbolike, ndërsa fitues u shpall Arlind Rrushi nga kopshti “16 Shtatori”.

Artikulli paraprakMBRETËRESHA E BRITANISË: JAM E IMPRESIONUAR NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërTIFOZËT KALOJNË NATËN NË TUALETIN E STADIUMIT PËR TË PARË MAN. UNITED-ARSENAL