Studentët e kursit profesional të guidës dhe udhërrëfyesit në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë përfunduar ekspeditën në terren. Këta studentët të kursit profesional janë njohur me shumë prej zonave turistike në Shkodër dhe jashtë saj. Pedagogu i departamentit të gjeografisë, doktor Ervis Krymbi thotë se tregu ka nevojë për profesionistë të tillë.

Studentët e kursit të guidës dhe udhërrëfyesit gjatë ekspeditave kanë marrë njohuri se si duhet të sillen në fushën e turizmit.

Shkodra, Malësia e Madhe, Kruja dhe disa zona të tjera turistike kanë qenë pjesë e ekspeditës të studentëve të kursit profesional të guidës dhe udhërrëfyesit në universitetin e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakKOMISIONERI GAJDA: PO DISKRIMONOHEN FAMILJET E VARFËRA
Artikulli tjetërBASHKIA LEZHË NËNSHKRUAN KARTËN EUROPIANE PËR BARAZI