Abuzimet me fermerët e duhanit gjithë këto vite në qytete të ndryshme mes të cilave edhe në Shkodër tashmë kanë marrë fund.
Një siguri në një të ardhme të shpejt e jep firma Igla. Me një eksperiencë të gjatë dhe rekorde të suksesshme në fushën e përpunimit të duhanit Igla vjen me një investim serioz dhe modern. Para pak ditësh në Gurin e Zi kjo kompani inaguroi fabrikën e re me një teknologji moderne, e vetmja në të gjithë Ballkanin e cila shumë shpejt pritet që të nisë punën, natyrisht në bashkëpunim edhe me fermerët e zonës. Fabrika e kompanisë Igla do të mundësojë edhe hapjen e afro 50 vendeve të punës që në momentin e parë me idenë që në një të ardhme të shpejtë ky numër të rritet edhe më shumë. Patjetër që kjo është në interes të banorëve të Gurit të Zi, zonë e cila ka në përbërje disa fshatra të varfër me një papunësi të theksuar. Në inagurimin e fabrikës së re i pranishëm ishte edhe vetë ministri i bujqësisë Edmond Panariti i cili dha garancinë e tij se komapnia Igla është një histori suksesi që shumë shpejt do kthehet në një promoter jo vetëm për njësinë Guri Zi por edhe më gjërë. Falë një investimi prej me shumë se 1 milion euro, linja e përpunimit dhe paketimit është e teknologjisë së fundit gjermane. Kapaciteti i kësaj linje arrin në 1.000 kilogram duhan/orë ndërsa impakti do jetë për më shumë se 300 familje. Një zonë tradicionalisht e njohur për kultivimin e duhanit do të ketë tashmë një fabrikë moderne dhe me një teknologji bashkëkohore. Tregu në të cilën operon kompania “IGLA Shpk është e fokusuar sidomos në atë Italian, por gjithashtu prej vitesh është duke u punuar intensivisht edhe me tregje të tjera europiane sikurse janë: Republika Çeke, Sllovakia, Kroacia, Kosova, Bullgaria, Serbia, Belgjika, Gjermania, Franca.