Festivali i 61-të mbarëkombëtar i këngës për fëmijë çel siparin e tij në Shkodër. Drejtori i festivali Ermir Zoga dhe mjeshtri i korit Bardhyl Hysa shprehen se zërat më të mirët të trojeve shqiptare janë përzgjedhur për këtë festival që do të mbahet në teatrin “Migjeni” për tri netë me radhë.

Skenari, skenografia dhe gjithçka tjetër kanë një qëllim të vetëm për t’u kuptuar sa më thjeshtë nga fëmijët në festivalin e kengës kushtuar atyre.

Manjola Lloja, këshilltare e kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci, e cila prej vitesh është pjesë e festivalit të fëmijëve thotë se risitë do të jenë të shumta këtë vit.

Festivali mbarëkombëtar i fëmijëve që zhvillohet prej 61 vitesh, është më i rëndësishmi në rang kombëtar por edhe më gjërë.

https://youtu.be/xtqQUaEwreQ

Artikulli paraprakTEPE, KOSHAT BOSH E MBETURINAT HIDHEN NË TOKË
Artikulli tjetërSINDIKATA E ARSIMIT, KONTRATË E RE ME MINISTRINË