Festivali i filmit “Idromeno” do të vijë për të tretin edicion me radhë. Këtë vit të gjithë filmat do të shfaqen në kinema “Millenium” në qytetin e Shkodrës. Drejtorja e këtij festivali Sonela Pirani tregon se tema për këtë vit është “Metamorfoza” si shndërrimi i njeriut por edhe metamorfoza në Shkodër.

Drejtorja e programacionit të festivalit të filmit “Idromeno” Micol Parodi thotë se nga 3 mijë aplikime janë përzgjedhur 58 filma.

Përveç filmave të huaj, këtë vit do të jenë edhe dy filma të rëndësishëm shqiptar “Trishtimi i Zonjës Shnajder” dhe “Kapedani” që për herë të parë vjen i restauruar në formatin 4K.

Festivali i filmit “Idromeno Idependent Film Festival” do të vijojë për një javë në kinema “Millenium” me filmat e përzgjedhur për publikun.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E KAFSHËVE ENDACAKE
Artikulli tjetërVLLAZNIA PËRGATITET PËR ELBASANIN