RAMA: SFIDA JONË, TË BËJMË SISTEMIN MË TË AFTË.Qeveria Rama do te ketë ne fokus te punës se saj zhvillimin e bujqësisë, ndaj për këtë arsye janë ndërmarrë 26 masa lehtësuese ne këtë sektor, gjysma e te cilave janë zbatuar këtë vit, ndërsa pjesa tjetër vitin e ardhshëm.
Kryeministri Edi Rama tha se ky sektor nuk duhet te shikohet me si një lëmoshë elektorale, por investimet duhet te përqendrohen ne zonat dhe produktet qe ka nevoje tregu.Ministria e Bujqësisë ka bere gati një dokument i cili jep te dhëna lidhur me hartën e prodhimeve bujqësore ne te gjithë vendin. Mbi bazën e saj duket se do te përqendrohen edhe investimet ne te ardhmen. Përtej rritjes se përvitshme te buxhetit per bujqësinë, ai serish mbetet i pamjaftueshëm, pasi një shume e konsiderueshme parash çdo vit përdoret edhe për demet qe vijnë nga përmbytjet, duke minimizuar fondet për nxitjen e prodhimit.