Për herë në Shkodër do të krijohet akademia e volejbollit.

Këtë e konfirmon drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi. Bashkia Shkodër ka marrë përsipër të ofrojë palestrat që ka në dispozicion për akademinë e volejbollit që do të krijohet. Akademia e volejbollit në Shkodër do të zëvendësojë ish-klasat sportive dhe synohet rikthimi në traditë. Krijimi i akademive është një domosdoshmëri edhe për sportet e tjera shprehet drejtori Kroqi. Krijimi i akademisë së volejbollit për vajza dhe djem është në hapat e parë dhe në fillim të sezonit të ardhshëm mund të jetë e gatshme për të nisur punën.

Artikulli paraprakFORMULARI A1 DHE A1Z MBËRRIN EDHE NË MALËSINE E MADHE
Artikulli tjetërBASKETBOLL VAJZA, VLLAZNIA SIGURON VENDIN E KATËRT