Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të miratojë një marrëveshje me Francën në mënyrë që në Shqipëri të themelohet dhe të ushtrojë aktivitetin Agjencia Franceze e Zhvillimit, e njohur për kapacitet financiare dhe për veprimtarinë e saj në funksion të mbështetjes dhe zhvillimit, por me fokus në situatën aktuale tragjedinë pas tërmetit.

“Kemi kërkuar nga Franca një ndryshim dhe për këtë arsye duhet të miratojmë sot në parim një marrëveshje që qeveria e Shqipërisë mund të firmosë me Francën në mënyrë që në Shqipëri të themelohet dhe të ushtrojë aktivitetin Agjencia Franceze e Zhvillimit, e njohur për kapacitet financiare dhe për veprimtarinë e saj në funksion të mbështetjes dhe zhvillimit.

Presidenti i Francës është i angazhuar personalisht për t’i dhënë një shtysë të fortë në funksion të rritjes së bashkëpunimit në kuadër të programit për investim, tani me fokus emergjent situatën post katastrofë.

Natyrisht që kjo shkon përtej kësaj situate, por të gjitha këto mjete, që deri kur të jenë shëruar plagët e mëdha do të adresohen në këtë drejtim. Është konfirmuar edhe një adresim i imi në konferencën e rajonit lindor, që Presidenti i Turqisë ka adresuar duke kërkuar solidaritet maksimal edhe nga sipërmarrja e pranishme në atë konferencë që zhvillohet cdo vit, por që do të ketë një sesion të vecantë për tërmetin në Shqipëri” tha Rama.

Artikulli paraprakCAKAJ FALENDERON FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS: ME HUMANIZMIN E LARTË DHE PROFESIONALIZMIN MBRESËLËNËS
Artikulli tjetërPRESIDENTI MBLEDH KËSHILLIN E SIGURISË, RAMA KONFIRMON PRANINË: NA KA THIRR META